Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Udhëhequr nga një mision. Bazuar te njerëzit.

S’jemi shoqëri teknologjike e zakonshme. Gjërat që krijojmë vënë njerëzit dhe privatësinë e tyre para fitimit. Ekzistojmë për ta bërë internetin një vend më të shëndetshëm, më të gëzuar për këdo.

“Shëndeti i internetit dhe jetës internetore është arsyeja e ekzistencës tonë.”

Mitchell Baker, Drejtoreshë Ekzekutive e Bordit, Mozilla Foundation

Mozilla krijon produkte që respektojnë privatësinë

“Mozilla vë bast për t’i treguar botës se ka një mundësi biznesi për t’u krijuar me IA të besueshme. Kjo përfshin vënien në zemër të mënyrës se si funksionojnë këto sisteme komplekse të gjërave të tilla si të drejtat e njeriut, mbrojtja e të dhënave dhe transparenca.”

Politico

Ejani me ne në formim IA-je të besueshme

Puna e Mozilla-s me IA s’është ndonjë gjë e re—kemi shpenzuar vite duke financuar, ndërtuar dhe ngritur zërin për IA që është e hapët, e paanshme dhe e zhvilluar me përgjegjësi. Vëmendja jonë është në krijim IA-je që u shërben njerëzve, i jep përparësi tejdukshmërisë dhe përkrah të mirën publike, jo plane korporatash.

Lexoni më tepër

Atëherë, ç’është Mozilla?

Në thelbin e vet, Mozilla është një ent veprimtarësh drejtuar nga Mozilla Foundation, që bën ndryshim në botë përmes një larmie iniciativash, përfshi Mozilla Corporation, MZLA, Mozilla Ventures dhe IA Mozilla. Si jemi ndryshe? Ngaqë udhëhiqemi nga një mision, që do të thotë se jemi të lirë t’i marrim krejt vendimet tona bazuar në çfarë është më e mira për internetin dhe gjithkënd në internet, jo bazuar në kërkesat e aksionerëve — në fakt nuk kemi të tillë.

Mësoni rreth Mozilla Foundation
Të ngremë lëvizjen tonë

Dhuroni që sot për Mozilla Foundation, për të garantuar se interneti mbetet i hapët dhe i përdorshëm nga kushdo.

Dhuroni

Bëhuni pjesë e ndeshjes për një internet të shëndetshëm

Zëri juaj. Kodi juaj. Idetë tuaja. Ka me mijëra rrugë se si të jepni ndihmesë te Mozilla.

Dilni vullnetar për Mozilla-n

Hera që dhamë kodin tonë burim…

Projekti Mozilla u themelua në San Francisco më 1998-n, kur shfletuesi Netscape mori vendimin radikal t’i japë publikut kodin e programit të vet, për ta përdorur për krijim dhe përmirësuar. Në atë kohë, një shoqëri kishte praktikisht monopolin mbi punimin e njerëzve me internetin.

Përfundimisht, projekti me burim të hapët Mozilla u shndërrua në versionin e parë shumë popullor të Firefox-it.

Sot Mozilla vazhdon lëvizjen e vet drejt një interneti më të mirë me miliona anëtarë të bashkësisë aktive shtrirë në krejt rruzullin, që mbështesin një industri teknologjike etike, IA të besueshme dhe prodhimin e produkteve që vënë privatësinë së pari, që u japin më tepër fuqi njerëzve.