Mozilla bën shfletues, aplikacione, kod dhe mjete që vendosin njerëzit para fitimit.
Misioni ynë: Ta mbajmë internetin të hapur dhe të përdorshëm nga të gjithë.
Misioni Ynë Në Punë
Pionierë të Web-it të Hapur
Udhëheqja jonë ka qenë në ballë të ndërtimit të një interneti më të shëndetshëm që ditën e parë. Ajo që filloi si një alternativë ndaj zotërimit të korporatave është fuqizuar në një forcë globale për të mirën në internet.
Firefox: I Shpejtë Përgjithnjë
Kur përdorni Firefox-in e ri, përfitoni shpejtësi të rrufeshme në shfletim, teksa përkrahni misionin e Mozilla-s për ta mbajtur internetin të shëndetshëm, të çuditshëm dhe mirëpritës për këdo.
Vizioni i Mozilla-s për Web-in
Lexoni rreth vizionit tonë për Web-in dhe se si synojmë ta ndjekim atë vizion.
Diskutim Problemesh Teknologjike në IRL
Në podcast-in e Mozilla-s, të vlerësuar me shumë çmime, drejtuesja Bridget Todd bisedon me persona që po i japin formë të ardhmes së internetit dhe IA-së.
Korporatë. Fondacion. Jofitimprurës.
Mozilla vë njerëzit mbi fitimin në çdo gjë që themi, krijojmë dhe bëjmë. Faktikisht, në zemër të sipërmarrjes tonë gjendet një Fondacion jofitimprurës.
Mësoni rreth Mozilla FoundationManifesti Mozilla
Ende sot na udhëheqin parimet që shkruam më 1998-n. Dhe më 2018-n, krijuam një shtesë për të vënë theksin më fort te përfshirja, privatësia dhe siguria për këdo në internet.
Lexoni ManifestinNjë Vizion Global
San Francisco
2000 vizitorë, jo të punësuar, mirëpritur çdo vit
Berlin
500 pjesëmarrës vjetorë në serinë e folësve në Berlin
Toronto
800 shishe kafe të ftohtë konsumuar në vit.
Punoni në Mozilla
Bëhuni pjesë e një enti të udhëhequr nga një mision që ndërton produkte të udhëhequr nga një qëllim.
Punësime në Mozilla
Si Mund të Ndihmoni
Me zërin tuaj. Me kod tuajin. Me përkrahjen tuaj. Ka kaq shumë rrugë për të marrë pjesë në betejën për një internet të shëndetshëm.
Përfshihuni