Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Mozilla Manifesto Addendum

Zotim për Internet të Shëndetshëm

Interneti i hapur, global, është burimi më i fuqishëm i komunikimit dhe bashkëpunimit që kemi parë ndonjëherë. Ai mishëron disa nga shpresat më të thella për përparim njerëzor. Ai bën të mundur mundësi të reja për të mësuar, për të krijuar një ndjenjë humanizmi të përbashkët dhe për zgjidhjen e problemeve urgjente me të cilat ndeshen njerëzit kudo.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kemi parë të plotësohet ky premtim në shumë drejtime. E kemi parë gjithashtu fuqinë e internetit të përdoret për të ampilifikuar përçarjen, për të nxitur dhunën, për të promovuar urrejtjen dhe për të manipuluar me dashje faktet dhe realitetin. Kemi nxjerrë mësimin se duhet t’i përcaktojmë më shprehimisht aspiratat tona për gjendjen e njeriut në internet. Po e bëjmë këtu.

  1. I jemi përkushtuar një interneti që përfshin krejt njerëzit e rruzullit — ku karakteristikat demografike të një personi nuk përcaktojnë përdorimin e tij të internetit, mundësitë, apo cilësinë e punës në të.
  2. I jemi përkushtuar një interneti që nxit diskutimin civil, dinjitetin njerëzor dhe shprehjen individuale.
  3. I jemi përkushtuar një interneti që lartëson të menduarit kritik, argumentimin e arsyetuar, dijen e përbashkët dhe faktet e verifikueshme.
  4. I jemi përkushtuar një interneti që shërben si katalizator i bashkëpunimit mes bashkësive të larmishme që punojnë tok për të mirën e përbashkët.

10 Parimet Tona

  1. Parimi 1

    Interneti është pjesë e pandarë e jetës moderne – përbërës kyç në edukim, komunikim, bashkëpunim, biznes, dëfrim dhe në shoqërinë në tërësi.

  2. Parimi 2

    Interneti është burim i përbashkët mbarëbotëror që duhet të mbetet i hapur dhe i shfrytëzueshëm.

  3. Parimi 3

    Interneti duhet të pasurojë jetën e secilës qenie njerëzore.

  4. Parimi 4

    Siguria dhe privatësia e individit në Internet janë themelore dhe nuk mund të trajtohet si opsionale.

  5. Parimi 5

    Individët duhet të jenë në gjendje t’i japin formë Internetit dhe punës së tyre në të.

  6. Parimi 6

    Efikasiteti i Internetit si burim i përbashkët varet nga ndërveprimi (protokolle, formate të dhënash, lëndë), risitë dhe pjesëmarrja e decentralizuar anembanë botës.

  7. Parimi 7

    Software-i i lirë dhe me burim të hapët nxit zhvillimin e Internetit si burim publik.

  8. Parimi 8

    Proceset e tejdukshme dhe me bazë bashkësinë nxitin pjesëmarrjen, përgjegjshmërinë dhe besimin.

  9. Parimi 9

    Ndërhyrjet komerciale në zhvillimin e Internetit sjellin mjaft përfitime; një drejtpeshim mes përfitimit komercial dhe të mirës së përbashkët ka rol kritik.

  10. Parimi 10

    Shtimi i anëve të Internetit që lidhen me përfitimin e përbashkët është qëllim me rëndësi, ia vlen të harxhohet kohë, kujdes dhe përkushtim për të.