Firefox kundrejt Brave-it

Rregullimet e privatësisë të Firefox-it janë të fuqishme dhe të lehta për t’u përdorur. Bllokimi parazgjedhje i reklamave nga Brave-i mund të dëmtojë funksionimin e sajteve që vizitoni, ndaj do t’ju duhet të merreni me të. Ne dëshirojmë që privatësia të jetë aq e leverdishme sa ju ta përdorni faktikisht.

Firefox-i e bën të lehtë për ju të zgjidhni cilin motor kërkimesh dëshironi të përdorni sa herë që bëni një kërkim. Brave-i, si parazgjedhje, përdor motorin e vet të kërkimeve dhe juve ju duhet të kaloni nëpër rregullimet e shfletuesit për të zgjedhur diçka tjetër.

Firefox-i ju jep mundësinë të fshehtëzoni fjalëkalimet tuaj të ruajtur dhe mundeni të përdorni një fjalëkalim parësor për të hyrë në ta; fjalëkalimet tuaj janë të mbrojtur edhe nëse duhet që kompjuterin tuaj ta përdorë edhe dikush tjetër. Brave-i nuk i mbron me fjalëkalim fjalëkalimet tuaj.

Ofrojmë gjithashtu veçori të kollajta për t’u përdorur, të tilla si:

Është e lehtë të kalosh në të

Kalimi në Firefox është i kollajtë dhe i shpejtë - importoni faqerojtësit tuaj Brave, fjalëkalimet tuaj, historikun dhe parapëlqimet, me një klikim dhe jini menjëherë gati të përdorni Firefox. Ja se si të importoni të dhënat tuaja Brave.