Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Ç’është një shfletues?

Një shfletues ju shpie kudo në internet, duke ju lënë të shihni tekst, figura dhe video nga kudo në botë.

Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Interneti është një mjet i gjerë dhe i fuqishëm. Përgjatë rrjedhës së pak dhjetëvjeçarëve, interneti ka ndryshuar mënyrën se si punojmë, mënyrën se si luajmë dhe mënyrën se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Në varësi se si përdoret, ai krijon ura mes kombesh, mban në këmbë tregtinë, ushqen marrëdhënie, drejton motorin e risive të së ardhmes dhe është përgjegjës për më tepër meme se sa dimë të përdorim.

Është e rëndësishme që gjithkush të mund të përdorë web-in, por është gjithashtu jetike që krejt ne të kuptojmë mjetet që përdorim për këtë punë. Ne përdorim çdo ditë shfletues, të tillë si Mozilla Firefox, Google Chrome, Microsoft Edge dhe Apple Safari, por a e kuptojmë se ç’janë dhe si funksionojnë? Brenda një periudhe të shkurtër kohore kemi kaluar nga mahnitja që jep aftësia për të dërguar një email te dikush në anën tjetër të rruzullit, në një ndryshim të mënyrës se si e mendojmë informacionin. Puna s’është më se sa dini, por thjesht një pyetje se cili shfletues apo aplikacion mund t’ju çojë më shpejt te ai informacion.

Si funksionon një shfletues?

Një shfletues ju shpie kudo qoftë në internet. Merr të dhëna nga pjesë të tjera të web-it dhe i shfaq në desktopin ose pajisjen tuaj celulare. Të dhënat shpërngulen duke përdorur protokollin Hypertext Transfer Protocol, që përcakton se si shpërngulen në web tekste, figura dhe video. Këto të dhëna është e nevojshme të jepen dhe shfaqen në një format të qëndrueshëm, që kështu, persona që përdorin çfarëdo shfletuesi, kudo në botë, të mund t’i shohin.

Mjerisht, jo krejt krijuesit e shfletuesve zgjedhin ta interpretojnë formatin në të njëjtën mënyrë. Për përdoruesit kjo do të thotë se një sajt mund të duket dhe të funksionojnë ndryshe. Krijimi i njëtrajtshmërisë mes shfletuesve, në mënyrë që cilido përdorues të mund të shijojë internetin, pavarësish shfletuesit që zgjedh, quhet standarde web.

Kur shfletuesi sjell të dhëna nga një shërbyes i lidhur në internet, ai përdor një software të quajtur motor vizatimi, për të përkthyer ato të dhëna në tekst dhe figura. Këto të dhëna shkruhen në Hypertext Markup Language (HTML) dhe shfletuesit e lexojnë këtë kod që të krijojnë atë çka shohim, dëgjojmë dhe përjetojmë në internet.

Tejlidhjet u lejojnë përdoruesve të ndjekin një shteg për te faqe apo sajte të tjerë në internet. Çdo faqe web, figurë dhe video ka Uniform Resource Locator (URL) e vet unike, që njihet edhe si adresë web. Kur një shfletues viziton një shërbyes për të dhëna, adresa web i tregon shfletuesit ku të shohë për çdo element që përshkruhet te html-ja, e cila mandej i tregon shfletuesit se ku e ka vendin te faqja web.

Cookies (jo ato të shijshmet)

Sajtet ruajnë informacione rreth jush në kartela të quajtura cookies. Ato ruhen në kompjuterin tuaj për herës tjetër që vizitoni atë sajt. Kur riktheheni, kodi i sajtit do ta lexojë atë kartelë për të parë nëse jeni ju. Për shembull, kur shkoni te një sajt, faqja mban mend emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin – kjo bëhet e mundur nga një cookie.

Ka gjithashtu “cookies” që mbajnë mend më tepër informacion të hollësishëm rreth jush. Ndoshta interesat tuaja, rregullsitë tuaja në shfletim, etj. Kjo do të thotë se një sajt mund t’ju japë lëndë më të fokusuar – shpesh në trajtë reklamash. Ka lloje cookie-sh, të quajtura prej palësh të treta, që vijnë prej sajtesh që as që i keni vizituar në atë kohë dhe mund t’ju ndjekin ju nga sajti në sajt për të mbledhur informacion rreth jush, që ndonjëherë u shitet shoqërive të tjera. Ndonjëherë mund t’i bllokoni këto lloje cookie-sh, edhe pse jo krejt shfletuesit ju lejojnë ta bëni këtë.

Të kuptuarit e privatësisë

Thuajse krejt shfletuesit e njohur kanë rregullime shfletimi privat. Këto ekzistojnë për të fshehur historikun e shfletimit prej përdoruesish të tjerë në të njëjtin kompjuter. Mjaft vetë mendojnë se shfletimi privat ose mënyra incognito do të fshehë si identitetin e tyre, ashtu edhe historikun e shfletimit në sytë e furnizuesve të shërbimit internet, qeveri dhe reklamues. Nuk e fsheh. Këto rregullime thjesht spastrojnë historikun në sistemin tuaj, çka është e dobishme, kur bëhet fjalë për informacion personal rezervat në një kompjuter publik, ose të përbashkët me të tjerë. Firefox-i shkon më tej se kaq.

Shkarkoni Firefox-in

Firefox nuk mbulohet më në Windows 8.1 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Firefox nuk mbulohet më në macOS 10.14 e më poshtë.

Ju lutemi, që të përdorni Firefox-in shkarkoni Firefox ESR (Hedhje Në Qarkullim Me Mbulim të Zgjeruar).

Shënim Privatësie në Firefox

Firefox-i ju ndihmon të jeni më privat në internet, duke ju lejuar të bllokoni gjurmues t’ju ndjekin nëpër web.

Bërja e shfletuesit të funksionojë për ju

Shumica e shfletuesve të njohur u lejojnë përdoruesve të ndryshojnë funksionimin përmes zgjerimesh ose shtesash. Zgjerimet janë copëza software-i që mund t’i shtoni te shfletuesi juaj për ta përshtatur ose për të shtuar funksione. Zgjerimet mund bëjnë krejt llojet e gjërave të lezetshme dhe praktike, bie fjala, vënie në punë veçorish të reja, fjalorësh gjuhësh të huaja, ose anësh dhe temash pamore.

Krejt krijuesit e shfletuesve i zhvillojnë produktet e tyre të shfaqin figura dhe video sa më shpejt dhe sa më rrjedhshëm që të jetë e mundur, duke e bërë të lehtë për ju të përfitoni maksimumin nga web-i. Të tërë ata punojnë fort për të bërë të mundur që përdoruesit të kenë një shfletues që është i shpejtë, i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur. Atje ku ndryshojnë është arsyeja pse. Është e rëndësishme të zgjidhni shfletuesin që është ai i duhuri për ju. Mozilla e ndërton Firefox-in për të bërë të mundur që përdoruesit të kenë kontrollin e jetës së tyre internetore dhe për të garantuar që interneti të jetë një burim global, publik, i përdorshëm nga të gjithë.