Nëse po kërkonit për një shfletues të shpejtë, ose po kërkoni për një ent teknologjik të pavarur që mbron privatësinë tuaj, këto PBR janë këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve më urgjente që lidhen me Firefox-in.
Shfletues Firefox-i është i vetmi shfletues i rëndësishëm që pas ka një ent jofitimprurës që s’ua shet të dhënat tuaja personale industrisë së reklamave, teksa ju ndihmon t’i mbroni ato. Mësoni më tepër mbi Shfletues Firefox dhe produkte të tjera.
Shfletuesin Firefox për desktop mund ta shkarkoni kollaj nga këtu. Firefox funksionon në pajisje Windows, Mac dhe Linux dhe mund të kihet edhe për Android dhe iOS. Sigurohuni se po e shkarkoni shfletuesin tonë prej një nga faqeve tona të besuara Mozilla/Firefox.
Ëhë! Shfletues Firefox-i është falas. Superfalas, faktikisht. S’ka kosto të fshehura, e më the, të thashë. S’paguani gjë për ta përdorur dhe nuk i shesim të dhënat tuaja personale.
Pyetje të afërta: a është falas Shfletues Firefox-i, a kushton para Firefox-iJo, nuk besojmë se Chrome-i është më i mirë se Firefox-i dhe ja pse: kur njerëzit pyesin se cili shfletues është më i miri, në fakt pyesin se cili shfletues është më i shpejtë dhe më i sigurt. Firefox-i përditësohet çdo muaj, për të garantuar se keni shfletuesin më të shpejtë, që respekton automatikisht privatësinë tuaj.
Pyetje të afërta: a është Firefox-i më i mirë se Chrome-i, a është Firefox-i më i mirë se Google, a është Firefox-i më i sigurt se sa Chrome-i, a është Firefox-i më privat se Chrome-iMbrojtja e privatësisë tuaj është përparësia jonë numër një dhe ju sigurojmë që instalimi i Firefox-it në pajisjen tuaj është plotësisht i parrezik — por garantoni përherë se po e shkarkoni prej një sajti të besuar Mozilla/Firefox, bie fjala, faqja jonë e shkarkimeve.
Jo vetëm që Firefox-i është i parrezik për t’u përdoru, ai ndihmon gjithashtu të mbahen të parrezik dhënat tuaja dhe informacione private. Shfletues Firefox-i u bllokon automatikisht grumbullimin e të dhënave tuaja gjurmuesve palë e tretë, gjurmuesve mediash shoqërore, nxjerrësve të kriptomonedhave dhe profilizuesve të ditur. Mësoni rreth privatësisë në produktet tona.
Pyetje të afërta: a është i mirë për privatësi Firefox-i, a është i sigurt Firefox-i, a është Firefox-i më i mirë për privatësiJo. Kurrë s’e ka bërë, as do ta bëjë kurrë. Dhe ju mbrojmë prej mjaft reklamuesish që e bëjnë. Produktet Firefox janë konceptuar për të mbrojtur privatësinë tuaj. Ju premtojmë.
Firefox s’është i ngadaltë… tanimë. Më 2017-n, e rindërtuam tërësisht motorin tonë të kërkimeve (të quajtur Quantum), për të siguruar që Firefox-i të mund të konkurronte me të tjerë shfletues të njohur. Dhe, bllokuesi ynë i gjurmuesve i ndihmon faqet të ngarkohen edhe më shpejt. Ndaj, Firefox-i është i shpejtë si rrufe pa sakrifikuar gjë nga privatësia juaj.
Firefox-i nuk bazohet në Chromium (projekti me burim të hapët i shfletuesit në zemër të Google Chrome). Në fakt, ne jemi një nga shfletuesit e fundit të rëndësishëm të mbetur që nuk bazohemi në të. Firefox-i xhiron mbi motorin tonë të kërkimeve Quantum të ndërtuar posaçërisht për Firefox-in, ndaj mund të garantojmë që të dhënat tuaja trajtohen me respekt dhe mbahen private.
Google është motori parazgjedhje i kërkimeve në Firefox, që do të thotë se mund të kërkoni në internet drejt e nga shtylla e adresave. Mësoni më tepër rreth parapëlqimeve për motor kërkimesh dhe ndryshimet të parazgjedhjeve.
Firefox s’ka VPN (rrjet privat virtual) të brendshëm), por Mozilla krijon një produkt të quajtur Mozilla VPN që mund ta përdorni, tej Shfletues Firefox-it privat që mbron lidhjen tuaj në Wi-Fi, si dhe adresën tuaj IP.
Pyetje të afërta: a e fsheh Firefox-i adresën tuaj IPFirefox-i është krijuar nga Mozilla Corporation, një nëndegë në pronësi të plotë e entit jofitimprurës Mozilla Foundation, dhe udhëhiqet nga parimet e Manifestit Mozilla. Mësoni më tepër rreth krijuesit të Firefox-it këtu.
Pyetje të afërta: pronë e kujt është Firefox-i, kush e ka pronë Shfletues Firefox, a është Firefox-i pronë e Google, a është Mozilla Firefox pronë e Google