Shtesa dhe zgjerime shfletuesi Firefox
Zgjerimet – të njohura edhe si Shtesa Firefox – janë veçori shtesë që mund t’i shkarkoni dhe instaloni për t’i shtuar shfletuesit tuaj më tepër funksione dhe mjete. Shtesat ju lejojnë të përshtatni shfletuesin Firefox dhe të thelloni mënyrën se si përdorni internetin.
Ka shtesa Firefox-i që i bllokojnë Facebook-ut t’ju ndjekë nëpër internet, të përktheni tekst në gjuhë të tjera, të kontrolloni drejtshkrimin apo gramatikën, apo për ta ndryshuar pamjen e shfletuesit tuaj. Këto dhe mijëra zgjerime të reja falas do t’i gjeni te addons.mozilla.org.