Përgjegjës fjalëkalimesh falas
Firefox i depoziton në mënyrë të parrezik emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet tuaja për hyrje në sajte, i plotëson ato automatikisht për ju herës tjetër që vizioni një sajt dhe ju lejon të administroni kredenciale hyrjesh të ruajtur, me veçorinë e brendshme të administrimit të fjalëkalimeve.
Me një Llogari Mozilla falas mund të njëkohësoni në mënyrë të parrezik fjalëkalimet tuaj nëpër krejt pajisjet tuaja. Mund të hyni dhe te krejt produktet e tjerë Mozilla që respektojnë privatësinë.
Vetëplotësim fjalëkalimesh, për hyrje më të lehta
Firefox-i mund të plotësojë në mënyrë automatike emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që ka ruajtur. Nëse keni më tepër se një palë kredenciale hyrjeje për një sajt, mund të përzgjidhni thjesht llogarinë që doni dhe do t’ju shpien atje.
Importoni fjalëkalime
Që të importoni kollaj (si me magji) emra përdoruesish dhe fjalëkalime të ruajtur në Chrome, Edge, Safari, apo çfarëdo shfletuesi tjetër, mund të përdorni mekanizmin e importimit. Përzgjidhni Fjalëkalime që prej menusë dhe mandej klikoni “importoji në Firefox”, në fund të faqes Kredenciale Hyrjesh & Fjalëkalime.
Pa ripërdorim fjalëkalimesh më
Lëriani Firefox-it të krijojë një fjalëkalim unik, të fuqishëm për çdo hyrje që keni nëpër web — në këtë mënyrë, nëse një nga fjalëkalimet tuaj shtihet në dorë përmes një cenimi sigurie, kjo do të prekë vetëm një llogari, jo llogari të tjera.
Sinjalizime sigurie fjalëkalimesh
Firefox ju sinjalizon, nëse një fjalëkalim është ekspozuar në një cenim të dhënash, që të mund ta ndryshoni, para se hacker-at të kenë një shans të bëjnë gjë me kartën tuaj të kreditit, fjala vjen, të marrin me qira një Lamborghini.